Tiranë, nis Kampionati Europian i Peshëngritjes

Postuar në 08 Prill, 2013 09:55

 

TIRANE- Ka nisur sot në Tiranë në ambjentet e  Pallatit të Sporti “Asllan Rus” Kampionati Europian i Peshëngritjes, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri.

Në çelje të ëtij aktiviteti historik për vendin tonë, ministri i sapoemëruar i Kulturës, Visar Zhiti, uroi që “Fair Paly” të jetë imazhi i këtij Kampionati, ndërsa në aspektin organizativ, ai tha se është një sfidë për Shqipërinë.

”Janë marrë të gjitha masat për një kampionat të denjë, me ndihmën e Federatës Shqiptare dhe asaj Europiane, si dhe Ministrisë së Sporteve.”- tha Zhiti.

Kampionati që sapo ka ngritur siparin, do të mbahet deri më më 15 prill.

SPORTISTËT SHQIPTARË
FEMRA
Romela Begaj 58 kg
Fetije Kasaj 58 kg
MESHKUJ
Anxhelo Shabani 56 kg
Arbër Çerçizi 56 kg
Romario Avidraj 62 kg
Briken Calja 69 kg
Daniel Godelli 69 kg
Krenar Shoraj 77 kg
Xhulio Prroni 85 kg
Endri Haxhihyseni 85 kg
Ervis Tabaku 94 kg
Isa Bala +105 kg

PJESËMARRËSIT
Kosovë, Itali, Rumani, Azerbajxhan, Ukrainë, Turqi, Spanjë, Bullgari, Francë, Rusi, Armeni, Poloni, Moldavi, Suedi, Greqi, Danimarkë, Finlandë, Republika Çeke, Bjellorusi, Norvegji, Kroaci, Sllovaki, Slloveni, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë, Estoni, Letoni, Gjeorgji, Hungari, Zvicër, Holandë

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.