Fushata, hetohet ish-deputeti Sali Shehu. Fletëthirrje edhe për Kreshnik Spahiun

Fushata elektorale ka bërë që mazhoranca të ndërmarrë një sërë sulmesh ndaj eksponentëve të partive që janë kundër saj. Pas arrestimit të babait të Saimir Tahirit, sipas gazetës “Shqip”, kanë nisur hetimet edhe për ish-deputetin demokrat Sali Shehu, tashmë një prej figurave të rëndësishme të FRD-së.
Kallëzimi ndaj tij është bërë nga nënkryetari i KLD-së, Ervis Çefa, sipas të cilit, Sali Shehu kur punonte në KLD, ka marrë 24 rroga pa shkuar asnjë ditë në punë.
Hetimet e prokurorisë ndaj Shehut nisin vetëm pak para nisjes së fushatës elektorale. Ai mendohet se do të kandidojë për FRD-në në Dibër, ku ka një mbështetje të madhe dhe mund të shkaktojë probleme për PD-në.
Ndërkohë, prokuroria, sipas “Shqip”, ka nisur një fletëthirrje edhe për Kreshnik Spahiun, ish-kreun e KLD-së, për t’u pyetur në lidhje me shkeljet e mundshme të Sali Shehut. Prokuroria pohon se po verifikon rolin e Kreshnik Spahiut në këtë ngjarje./b.l
TEMA
Add new comment