LSI në opozitë, PR kërkon anëtarin e saj në KQZ

Postuar në 09 Prill, 2013 15:06

 

TIRANE- Pas largimit të LSI-së nga maxhoranca qeverisëse Partia Republikane, tashmë si forcë e dytë në maxhorancë, i ka nisur një kërkesë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kukërkon që ajo të ketë anëtarin e saj në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Nëkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi, i cili, duke folur për News 24 tha se PR tashmë ka gjithë të drejtën për të patur një anëtarë në KQZ, pasi në të kundërt do të prisheshin balancat në këtë Komision, duke vështirësuar punën e tij.

Ai tha se PR nuk kërkon asgjë më tepër se atë çfarë parashikon Kodi i ri Zgjedhor. Madhi tha se Kodi parashikon që dy anëtarët të Komisionit, caktohen nga maxhoranca dhe dy nga opozita, më pas një nga partia e dytë në maxhorancë dhe një nga partia e dytë në opozitë.

Nënkryetari i PR-së tha se pesha politike e Partisë Republikane tashmë është e konfirmuar, duke sjellë në vëmendje se në zgjedhjet e fundit kjo parti ka marrë rreth 32 mijë vota.

“Tashmë PR renditet në mënyrë legjitime si parti e dytë e maxhorancës”- theksoi Madhi.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.