Rikonfigurimi i KQZ-së, mblidhet komisioni i ligjeve. Rama: Prekja e KQZ, tregon panikun që ka mbërthyer Saliun

Ndërsa pritet mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku do të diskutohet konfigurimi i ri i KQZ pas largimit të LSI-së nga qeveria, kryesocialisti Edi Rama i ka cilësuar antikushtetuese përpjekjet për ndryshim.
“Prekja e KQZ me dhunë antikushtetuese tregon se ç’regjim do shporrim në 23 qershor e çfarë paniku e ka mbërthyer Saliun në vetminë e madhe!
Asgjë s’e shpëton pushtetin e partisë familjare të Saliut,prekja e KQZ rrënon ende më shumë institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit!”, ka shkruar Rama në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Tëitter.
Ndërkohë mbledhja e Komisionit të Ligjeve vjen pas kërkesës së Partisë Republikane për kalimin e anëtarit të KQZ nga LSI-ja te kjo forcë politike, si partia e dytë e mazhorancës.
SHQIP
Add new comment