Debate për Rezolutën Çame, Beja: Është votuar një here në 2004 , nuk votohet për së dyti

Debatet lidhur me Rezolutën Çame kanë vazhduar ditën e sotme në Komisionin e Jashtëm . Kryetari i këtij komisioni Fatos Beja bëri me dije se rezoluta është miratuar një herë në vitin 2004 por nmuk është rregjistruar në fletoren zyrtare. Një gjë e tilël është mohuar nga ish-kryetari i Kuvendit në atë kohë, Servet Pëllumbi. Ai deklaron se rezoluta nuk është miratuar, pasi në të kundërt do ishte pasqyruar në fletoren zyrtare. Kryetari Beja ka deklaruar se nuk duhet bërë një rivotim për pr/rezolutën por një rregullim në procesverbal. Duke iu referuar tabelës së votimit, Beja tha se rezoluta ka marrë 53 vota pro, 4 kundër dhe 44 abstenim dhe në këto kushte parlementi nuk mund të miratojë një rezolutë të re. “Një gjë e tillë është votuar një herë, nuk votohet për së dyti”, u shpreh Beja. Deputeti Dashamir Tahiri i PDIU-së ka fajësuar kreun e Parlamentit të asaj kohe Servet Pëllumbin. “Pëllumbi duhet t’i paraqitet drejtësisë ka falsifikuar dokumente”, tha ai. Vet Ish kreu i Kuvendit Servet Pëllumbi, ka deklaruar se nuk ka asnjë brengë në ndergjegje lidhur me këtë problem. “Jam i hapur për çdo hetim lidhur me këtë çështje. Nëse do të ishte miratuar rezoluta atëherë ajo do të ishte botuar në fletoren zyrtare. Miratimi ose jo i rezolutës mund të vërtetohet në arkivat e Kuvendit. Nuk kam asnjë brengë në ndërgjegje”- tha thënë Pëllumbi.
MAPO
Add new comment