Deputetët Halimi dhe Hoxha tallin Avokatin e Popullit. Totozani mbron bq...

Postuar në 11 Prill, 2013 02:47

 

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi në një komunikim me mesazhe me deputetin e PD-së, Fatos Hoxha ka përdorur një zhargon banal për Avokatin e Popullit, Igli Totozani duke thënë se ai mbron homoseksualët. Mesazhi është fokusuar nga kamerat e televizionit  "A1 RAPORT", ndërsa dy deputetët shkëmbenin mesazhe mes tyre. Kjo ka ndodhur dje në Komisionin e Ligjeve. 

Kamera e "A1 REPORT" ka fokusuar zhargonin e përdorur mes dy personaliteteve ndërsa ironizojnë figurën e Avokatit të Popullit dhe kauzën që ai mbron. Igli Totozani gjatë seancës në Komisionin e Ligjeve ka shprehur propozimet e tij për ndryshimet dhe shtesat në Kodin Penal sa i takon të drejtave të homoseksualëve dhe dënimin e homofobeve.

Por falënderimet e Totozanit ndaj personave që kanë punuar për paketën e ndryshimeve në Kod kanë sjellë dhe talljen e dy bashkëbiseduesve Halimi-Hoxha. Deputeti demokrat Fatos Hoxha i shkruan ministrit të Drejtësisë përmes sms me fjalët, “po month, por 6 herë tha të falënderoj”,  duke iu referuar fjalës falënderuese të Totozanit drejtuar deputetëve për paketën ligjore.

Ca thua ti more, ai mbron bq mos e thuaj shumë se do na hapen llafe kështu i shkruan me sms ministri i Drejtësisë Eduard Halimi deputetit demokrat Hoxha, edhe pse nuk ka qenë vetë prezent në sallën e Komisionit për mbështetjen që Avokati i Popullit i jep këtij komunitetit duke qëndruar kështu në linjën e atyre që janë kundër homoseksualëve.

Këto janë  mesazhe  që kanë shkëmbyer dy personalitet të cilat janë kapur nga kamera në telefonin e Backberry të deputetit Fatos Hoxha. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.