Shtyhet votimi për KQZ-në

Mazhoranca është tërhequr nga votimi gjatë seancës së sotme të aktit të zëvendësimit të anëtarit të propozuar nga LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Pas miratimit te nje dite me pare ne Komisionin e Ligjeve, të enjten është mbledhur Konferenca e Kryetareve për ta përfshirë në rendin e ditës së kësaj seance. Kjo ka vonuar per me shume se dy ore fillimin e punimeve te Parlamentit.
Mbledhja e drejtuesve te grupeve parlamentare eshte nderprere dy here pasi eshte perfshire nga debatet per nismen me te fundit te mazhorances per KQZ. Kuvendi njoftoi zyrtarisht pas mbledhjes se me konsensus edhe te kreut te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, zevendesimi i anetarit te KQZ-se eshte shtyre per diten e hene.
Por te kontaktuar nga Top Channel, perfaqesuesit e Partise Socialiste ne Konferencen e Kryetareve mohuan te kene dhene konsensus per perfshirjen e kesaj pike ne rendin e dites ne seancen e se henes. Ata thane se kryetari i Grupit Socialist Gramoz Ruci kundershtoi si te paligjshem perfshirjen ne seancen e sotme per shkak se ai bie ndesh me ligjin qe ne procedure, pasi nuk i permbahet kriterit per plotesimin e 48 oreve nga miratimi ne Komisionin e Ligjeve.
Por kjo nuk do te thote, sqaruan socialistet, se jane dakort per votimin e ketij akti diten e hene pasi sipas tyre, zevendësimi i anetarit te KQZ-se eshte shkelje e rende e ligjit.
Por me shume sesa kundershtimi i socialisteve, shtyrja e miratimit te ketij propozimi duket se ka te tjera shkaqe. Gjate zhvillimit te Konferences se Kryetareve qarkullonin zera se demokratet hezituan ta hedhin sot per votim pasi nuk plotesonin votat ne Kuvend dhe se kishin nisur negociata me deputetet e larguar te PS. Por kjo hipoteze ra me vone, kur deputetet e PDIU-se konfirmuan voten pro per zevendesimin e anetarit te KQZ-se. Kjo le ne fuqi nje tjeter shkak te shtyrjes se votimit, ate te presionit nderkombetar per te mos destabilizuar situaten politike parazgjedhore me akte te tilla.
Pas propozimit për zëvendësimin e anëtarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ, ka reaguar kreu i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, i cili thekson se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ teknik dhe anëtarët e tij kanë detyrë apolitike.
Sipas Wollfarth, aspektet ligjore janë të njëjta për të gjitha palët, ndaj duhet të ketë një shpjegim ligjor, se si u mor një vendim i tillë.
"Disa aktorë politikë dhe ekspertë ligjore kanë shprehur dyshime lidhur me bazën ligjore dhe për këtë arsye duhen të japin një sqarim, mbi c'bazë u mor një vendim i tillë. Sigurisht që kjo kërkon kohë dhe çdo veprim tjetër duhet të merret me kujdes të madh dhe shpresoj edhe me konsensus. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të jetë organ teknik. Anëtarët u zgjodhën nga Parlamenti në bashkëpunim, si nga Qeveria dhe nga opozita dhe detyra e tyre është apolitike. Ka shumë rëndësi të shpjegohet baza ligjore për çdo hap të ndërmarrë në përbërjen e KQZ-së. Nuk e shoh ende si fakt. Ka patur vetëm një diskutim në një Komisioni Parlamentar, por fjala e fundit nuk është thënë ende", tha Wollfarth.
Ka qenë i rezervuar të komentojë zhvillimet në KQZ, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.
"Ne jemi duke e ndjekur nga afër. Qartësisht dua të them se ne do të ndjekim me vëmendje të veçantë këto diskutime dhe këto zhvillime të fundit", tha Sequi.
Përpjekjet e nisura nga maxhoranca në Komisionin e Ligjeve, për të liruar nga detyra anëtarin e LSI-së në KQZ Ilirjan Muho ka alarmuar faktorin ndërkombëtar në Tiranë.
Top Channel, nga burime diplomatike ka mësuar se misioni BE-së në Tiranë ka thirrur një ekspert ndërkombëtar për çështjet ligjore, që lidhen me zgjedhjet. Ai është Nikolai Vulcanov, një emër i njohur në fushën e legjislacionit zgjedhor, ish-drejtues i disa misioneve të ODIHR-it në vëzhgimin e zgjedhjeve në disa vënde.
Po të njëjtat burime pohojnë se Vulcanov është kërkuar të vijë në Tiranë, për të dhënë ekspertizën e tij në lidhje me zhvillimet që lidhen me KQZ-në.
Delegacioni BE-së nuk është ngutur të japë opinionin e tij për këtë çështje kaq të nxehtë, por paraprakisht ka kërkuar të ketë opinionin e specializuar të Vulcanov. Vulcanov aktualisht punon si ekspert për komisionin e Venecias.
Kur në Shqipëri ishte duke u diskutuar projekti i Kodit të ri Zgjedhor, Konsulenti i Komisionit të Venecias, Nikolai Vulcanov, deklaroi se anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk duhet të jenë të emëruar të partive politike, por administratorë të ligjit në procesin zgjedhor.
Pritet me interes të mësohet se cili do të jetë opinion i tij për këtë çështje që duket se do të jetë edhe baza e një deklarate të pritëshme nga misioni BE-së në Tiranë.
TOP CHANNEL
Add new comment