Marrëveshja PS-LSI, ikën edhe drejtori i KESH

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare Engjëll Zeqo dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij dhe dorëheqja u pranua nga Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë. Nuk bëhen të ditura shkaqet e dorëheqjes por është e kuptueshme që edhe kjo dorëheqje lidhet me marrëveshjen PS-LSI, e cila e largoi Lëvisjen Socialiste për Integrim nga qeveria dhe e bashkoi atë me opozitën.
Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e emëruar nga LSI në të gjithë administratën shtetërore kanë dhënë dorëheqjen apo janë pushuar nga puna.
Largime duket se ka edhe në nivele më të ulëta drejtuese të KESH. në vend të Zeqos është emëruar Halit Velaj.
Marrëveshja bashkëqeverisëse mes LSI-së dhe PS-së raportohej se përfshinte detyrimin e qeverisë or të ndarë 20 për qind të posteve të punës në sektorin publik për aleatin e vogël, një masë krejtësisht e paligjshme kjo, por që në Shqipëri konsiderohet normale.
Gjatë ditëve të fundit kanë dhënë dorëheqjen edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Petrit Vasili apo zyrtarë të tjerë të lartë të njohur njëkohësisht si funksionarë të LSI-së.
SHQIP
Add new comment