Konventa e PD-së, Bode: Fermerët, asnjë qindarkë taksë për prodhimet

Partia Demokratike po zhvillon Konventën “Për më shumë mbështetje për fermerët”, ku fjalën hapëse e mban Ridvan Bode, ministër i Financave. Bode në fjalën e tij theksoi se qeverisja demokratike ka bërë më shumë investime në një vit, në krahasim me qeverisjen e Partisë Socialiste në katër vite, 2001-2005. Bode theksoi se fermerët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për prodhimet e tyre.
“Është shtuar aksesi në internet nëpërmjet pikave të postës, shumë rrugë rurale janë asfaltuar, 350 rrjete të furnizimit me ujë janë ndërtuar gjatë qeverisjes sonë, peizazhi rural sot ka ndryshuar.”- tha Bode.
Partia Demokratike, theksoi ai, sot sheh mundësi të pafundme për zhvillimin e zonave rurale, ndaj ai i kërkoi Konventës që “të mbështesë fermerët dhe të punojmë për zhvillimin Shqipërisë rurale.”
Gjatë takimeve që kryeministri Berisha ka patur me fermerët ka theksuar se sektori i bujqësisë do të mbetet prioritet për Partinë Demokratike edhe në 4 vitet e ardhshme.
Kryeministri ka premtuar se në 4 vitet që vijnë do të trefishohen grantet për fermerët si dhe do të hapen vende të reja pune në këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit.
SHEKULLI
Add new comment