Kreu i PS, Rama shtrin fushatën edhe në Kosovë

Postuar në 12 Prill, 2013 10:37

 

TIRANE- Këtë të diel, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të jetë në Prishtinë. Ndalesa e tij do të jetë në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës ku kryesocialisti do të mbajë një takim me temë “Shqipëria, Kosova dhe Rajoni pas 23 Qershorit”.

PS dhe kreu i saj kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë për të prezantuar kapitull pas kapitulli programin e tyre qeverisës për një “Rilindje Shqiptare”, ndërsa duket se kreu i PS-së ka vendosur ta shtrijë fushatën edhe në Kosovë.

Një prej premtimeve që kreu i opozitës ka bërë gjatë prezantimit të programit është edhe bashkimi ekonomik me Kosovën, sipas tij për një mirëqenie dypalëshe.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.