Sajmir Tahiri: Policia ka përgjuar takimin mes Ramës e Metës dy javë më parë

Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se policia ka përgjuar takimin mes kryetarit të PS, Edi Rama, dhe kryetarit të LSI, Ilir Meta.
Për Shqip ai thotë se i qëndron kësaj deklarate dhe flet për fakte tronditëse.
“Policia ka kryer një përgjim fizik në një nga lokalet e Tiranës. Këtë e deklarova edhe dy ditë më parë në emisionin “Opinion”, gjatë debatit për rendin me ministrin e Brendshëm, Flamur Noka. I qëndroj asaj deklarate,” tha Tahiri.
Deputeti socialist thotë se përgjimi është kryer në Tiranë, në një nga lokalet e kryeqytetit.
Ky vëzhgim policesk ka ndodhur dy javë më parë, kur Meta dhe Rama janë përgjuar gjatë takimit të tyre.
Kjo përkon me periudhën kur LSI nuk ishte shkëputur ende nga koalicioni me Partinë Demokratike.
TEMA
Add new comment