Rama: Berisha si turist i sapozbritur në Shqipëri. Bën të njejtat premtime si në 2009

DURRËS- Partia Socialiste është ndalur në qytetin e Durrësit për të prezantuar programin e kësaj force për një Rilindje Kombëtare. Lideri i PS-së, Edi Rama akuzon Berishën për kopjim të programit për fshatin, i prezantuar dje në Pallatin e Kongreseve. Rama u shpreh se Berisha ka 8 vjet që premton të njëjtën gjë për fshatin.
“Në shtatorin e vitit 2009, si kryeministër i sapo konfirmuar me vota të vjedhura, Saliu tha se qëllimi i gjithë kësaj është që fshatrat e këtij vendi t ë llamburitin në çdo fshat. Dhe dje tha të njëjtën gjë, do të llamburitë të gjitha fshatrat, si qytetet. Fshati nuk ka asnjë shans të dalë nga kurthi i varfërisë e rrënimit. Kryeministri mbledh administratën e bën sikur dëgjon duke u shfaqur si një turist i sapo mbërritur në Shqipëri që po e njeh më në fund vendin, që në fakt e ka qeverisur 8 vjet me radhë", - tha Rama.
Rama tha se nuk mund të vazhdohet kështu, "ku ka 1 milion të papunë, dhe politikë rrënimi por duhet një politikë punësimi real brenda një projekti strategjik për të krijuar mundësi për 300 mijë vende të reja pune në 4 vitet e ardhshme. Ndërkohë që kryeministri thotë se kemi hapur vende pune por janë të padukshme. Në çdo vend normal nëse thotë një kryeministër një gjë të tillë sillet përpallë një komisioni mjekoligjor për të verifikuar kapacitetin logjik të këtij kryeministri."
Rama kritikoi edhe sistemin arsimor profesional por dhe atë të lartë, i cili sipas tij ka dështuar pasi familjet investojnë 5 vite për të marrë diplomën e juristit e më pas të gjithë bëhen kamerierë. “Kanë ca shkolla profesionale ku duan t’i bëjnë profesionistë duke ia treguar llambën me fotografi. Familjet po investojnë në diplomat e fëmijëve të tyre. Njësoj si ke piramidat, por me një dallim nëse piramidat fundi i filmit erdhi tek dritarja e Sudes që tha se kjo ishte loja dhe loja mbaroi fundi këtu është i ngadalshëm dramatik. Se kanë një diplomë që nuk i duhet dreqit dhe nuk kanë një zanat që të ecin para."
SHEKULLI
Add new comment