Topalli: Ruçi të sjellë propozimet për KQZ-në

Postuar në 17 Prill, 2013 08:05

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli i kërkoi kryetarit të grupit socialist Gramoz Ruçi që të cojë propozimet e Partisë Socialiste për plotësimin e vendeve bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

Kërkesa e Topallit vjen e bazuar në Kodin Zgjedhor, ku në pikën 2, të nenit 19 të tij thuhet se të drejtën e propozimit të kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin, në këtë rast të dorëhequr.

Këto lëvizje bëhen pak orë pas vendimeve për dorëheqje të zëvendëskryetarit të KQZ-së Denar Biba dhe anëtares Albana Shtylla, të cilët ishin pjesë e Komisionit, pasi u propozuan nga Partia Socialiste.

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.