Rama prezanton programin për ekonominë: Taksën 20% të energjisë do e bëjmë 6%

PESHKOPI- Kreu i PS-se, Edi Rama ka prezantuar ne Peshkopi programin për ekonominë. Gjate fjales se tij ne takimin e sotem, Rama deklaroi se vendi ka te domosdoshem një plan kombëtar për zhvillimin dhe një plan strategjik për energjinë.
Ai ka premtuar se me ardhjen e PS ne pushtet taksa prej 20% të energjisë do e ulin në 6% për familjarët.
“Dua të theksoj domosdoshmërinë e një plani të përgjithëm kombëtar sepse duhet ti japim fund veprimeve kuturu të tokës që po heq çdo muaj pasuritë e përbashkëta dhe po e kthen në truall të ndërtuar jashtë çdo kushti. Dhe për ti dhënë një drejtim të qartë vendit në rrugën e zhvillimit”- tha Rama
Ai theksoi me tej se duhet te përcaktohet një plan kombëtar zhvillimi i të gjitha drejtimimeve, si në zhvillimin ekonomik, urban mjedisor, etj.
“Është e nevojshme që ne të kemi një plan strategjik për sigurinë energjitike, mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në mënyrë që në të gjithë hapësirën shqiptare të mund të garantohet jo vetëm furnizimi me energji, jo vetëm e ardhmja e këtij furnizimi por me çmime të arsyeshme”- tha Rama.
PANORAMA
Add new comment