Seanca plenare, priten debate të ashpra

Postuar në 18 Prill, 2013 03:27

Seanca e sotme plenare e Kuvendit pritet të shoqërohet nga debate të forta mazhorancë-opozitë pas situatës së krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga dorëheqja e dy anëtarëve të propozuar nga opozita, Denar Bibës dhe Albana Shtyllës. 

Largimi i dy anëtarëve të PS nga KQZ e la praktikisht PS pa përfaqësim në institucionin më të lartë zgjedhor çka e fut atë në një ngërç që duhet zgjidhur.

Menjëherë pas dorëheqjes së anëtares së dytë të PS në KQZ, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i kërkoi kryetarit të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, paraqitjen e propozimeve për plotësimin e dy vendeve të mbetura bosh.

Por burime të PS bëjnë të ditur se nuk kanë ndërmend të propozojnë emra, ndërsa lideri socialist, Edi Rama, u shpreh pas dorëheqjes së Bibës, se PS nuk ka ndërmend  të merret thjesht me zëvendësimin e një emri me një tjetër, por për rikthimin e ligjshmërisë në KQZ.

 

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.