Nuk duron dhunën e burrit, e plagos me armë zjarri

Një grua në qytetin e Durrësit nuk ka duruar dot dhunën e bashkëshortit dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:09 në familjen e Përparim Zaçellari në lagjen nr. 17 zonën e ish-kënetës në qytetin e Durrësit. Sipas hetimeve ka pasur një debat të fortë mes bashkëshortëve Përparim dhe Leonora Zaçellari, ndërkohë që në nxehje e sipër gruaja ka qëlluar me 4 plumba pistolete burrin e saj. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit në gjendje të rëndë ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Gruaja është vetëdorëzuar vetë në polici, ku ka dorëzuar dhe armën e krimit. Gjatë dëshmisë së saj në polici, Leonora ka pranuar krimin teksa ka rrëfyer se burri i saj ushtronte dhunë sistematike ndaj saj. 30-vjeçarja u ka thënë efektivave blu se gjatë sherrit, burri e ka rrahur duke i shkulur madje dhe flokët, si dhe e ka kërcënuar me jetë.
MAPO
Add new comment