PS vendos të mos propozojë emra të rinj për vendet vakante në KQZ

Tiranë-Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në mbledhjen e sotme PS ka marr vendime lidhur me qëndrimin që kjo forcë politike do të mbaj në Parlament.
Grupi Parlamentar i PS-së ka vendosur mos propozojë emra të rinj për vendet e mbetura vakant në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të Denar Bibës dhe Albana Shtyllës.
Sipas Kodit Zgjedhor, emrat e këtyre kandidatëve duhet të propozohen dhe miratohen brënda 48 orëve nga dorëheqja e tyre.
Seanca që do të mbahet sot në Kuvendin e Shqipërisë pritet të shoqërohet me debate dhe replika të ashpra pas lëvizjeve në Komision Qëndror të Zgjedhjeve, dhe pas aksionit politik të PS-së dhe LSI-së për të bashkuar votat e tyre në këshillat bashkiak.
Por, kryetari i PS-së, Edi Rama ka lënë të kuptohet se kërkesat e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli mund të mos plotësohen aq shpejtë, pasi sipas tij zëvendësimi i anëtarëve të dorëhequr me dy anëtarë të rinj, të propozuar nga PS-ja nuk sjell rikthimin e ligjshmërisë në KQZ, por vetëm zëvendësim emrash; "këtu nuk flasim për zëvendësim personash, por për rikthimin në ligjshmëri të KQZ-së",- është shprehur Rama dje.
SHEKULLI
Add new comment