KQZ mblidhet sot me 4 anëtarë, në diskutim disa projekt-vendime

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet mesditen e sotme ne mbledhjen e radhes per shqyrtimin e nje sere projekt vendimesh.
Mbledhja njoftohet se do te zhvillohet pavaresisht situates se krijuar ne KQZ me doreheqjen e nenkryetarit Biba, anetares se propopozura nga PS, Albana Shtylla dhe deklaraten per ngrirjen e veprimtarise nga perfaqesuesi i PBDNJ, Jani Jani.
KQZ ka njoftuar se sot do te shqyrtohet projekt-vendimi: “Për rregjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Alket Troka si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Fier, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.
Pika e dyte e rendit te dites eshte shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për rregjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zonjës Laureta Gjoni si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.
Me tej do te vijohet me projekt-vendimin: “Për rregjistrimin e Komitetit Nismëtar i cili do të organizojë punën për paraqitjen e zotit Skënder Tufa si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.
Dhe se fundi shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të 71 partive politike, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23.06.2013.”, sipas listës së paraqitur në KQZ”.
PANORAMA
Add new comment