Elbasan, sulmohet zyra dhe goditet kryetari i PS-së

ELBASAN- Militantë të Partisë Demokratike në Elbasan kanë sulmuar kryetarin e këtij qyteti dhe i kanë prishur zyrën e tij elektorale. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa bëhet e ditur se ata kanë shkatërruar dokumentacione dhe kanë goditur kryetarin e PS-së në Cërrik, Tomorr Zaimajn dhe anëtarin, Bajram Liçi.
Ndërkaq sipas selisë rozë, kreu i PS-së për Cërrikun Tomorr Zaimi ka bërë denoncimin në polici për incidentin. Mësohet se përfaqësuesit e PS-së kanë ruajtur qetësinë për të mos evituar rritjen e përmasave të incidentit dhe për të mos shkaktuar përplasje që prishin qetësinë parazgjedhore dhe që shkaktojnë tensione të panevojshme.
SHEKULLI
Add new comment