Berisha: Koalicion me partitë e djathta

Postuar në 20 Prill, 2013 14:51

Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e së shtunës kryesinë e Partisë Demokratike, gjatë të cilës ka prezantuar planin për koalicionin me të cilin kjo parti do të hyjë në zgjedhjet e qershorit. 

“Do të mbledhim në koalicionin tonë të gjitha partitë e spektrit të djathtë. Të gjitha partitë e spektrit të djathtë do të grupohen këto ditë në PD”, ka deklaruar Berisha. 

Duke iu referuar fushatës elektorale, kreu i qeverisë e ka vënë theksin tek risia e mazhorancës, që është bashkëbisedimi me qytetarët.

“Po zhvillojmë një fushatë elektorale të ndryshme nga herët e tjera. Për të gjitha çështjet e programit tonë po zhvillojmë bisedime 

Do të mbledhim në koalicionin tonë të gjitha partitë e spektrit të djathtë. Do të formohet koalicioni i së djathtës së bashkuar dhe qendrës

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë

me qytetarët”, ka thënë Berisha. 

“Kemi marrë sugjerime të vlefshme nga bisedimet e zhvilluara në gjithë vendin. Programi ekonomik i PD ka për qëllim punësimin e qytetarëve në kushtet e tregut të lirë”, ka vijuar ai. 

Në këtë drejtim, kreu i ekzekutivit ka vlerësuar edhe propozimet e dhëna nga partnerët politikë, bashkë me të cilët do të formohet sipas tij koalicioni i së djathtës së bashkuar dhe qendrës. 

Berisha ka shtuar më tej se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për zgjedhje sipas standarteve, pavarësisht tendencave sipas tij të opozitës për të bllokuar institucionet. 

“Do bëjmë gjithçka për të zhvilluar zgjedhje me standarte. I kemi të gjitha potencialet. Kryetari i PS tentoi bllokimin e KQZ-së. Është një marrëzi nëse Rama mendon se duke bashkëpunuar me LSI-në është edhe në opozitë, edhe në qeveri”, ka shtuar Berisha.

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.