Berisha s’pret shirit inaugurimi, por nënshkruan marrëveshje. AK: Mashtron me xhaminë e Tiranës sa herë ka zgjedhje

Postuar në 20 Prill, 2013 14:52

 

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ndaj lajmit se sot është inauguruar nisja e punimeve për ndërtimin e Namazgjasë në Tiranë.

Sekretari Politik në AK, Eduard Kaca tha se Berisha e inauguron këtë xhami sa herë ka zgjedhje.

“Sali Berisha vijon të diskriminojë komunitetin mysliman duke prerë për të disatën herë shiritin e inaugurimit të xhamisë së re të Tiranës sa herë që në Shqipëri ka zgjedhje, qofshin ato të përgjithshme apo lokale.

Ky shtetas, që i ka ditët e numëruara, këtë bëri sërish. Me pafytyrësinë që e karakterizon, shkoi tek komuniteti mysliman dhe me gërshërët në dorë inauguroi mashtrimin e radhës.

Në prag të çfarëdolloj zgjedhjesh, ky shtetas përdor për qëllime politike besimin dhe dashurinë ndaj Zotit me qëllim që të marrë me premtime boshe dhe mashtrime mbështetjen e këtij komuniteti.

Ti Sali Berisha nuk do t’ia dalësh më që të gënjesh shqiptarët me xhaminë e re të Tiranës, dhe me 23 qershor ky komunitet do të të japë përgjigjen e merituar pasi i ke detyruar të kryejnë faljet ndaj Zotit në mes të katër rrugëve,”tha Kaca.

Në fakt nuk pati asnjë prerje shiriti dhe as vendosje tulle të parë.

Thjesht u nënshkrua një marrëveshje trepalëshe për ndërtimin e xhamisë. Sa të tilla janë nënshkruar./ep

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.