LEHTËSISHT DREJT RATIFIKIMIT

Kryeministri Hashim Thaçi pritet të raportojë në mbrëmje në Kuvend për pajtimin e arritur me Serbinë. Nëse Marrëveshja nxirret për ratifikim, atëherë vetëm deputetët e Vetëvendosjes dhe LB’së do ta kundërshtojnë. Pro saj, do të votojnë edhe dy partitë opozitare, LDK dhe AAK.
Kësaj radhe nuk pritet të ketë presion diplomatik, për ta ratifikuar në Kuvend Marrëveshjen e arritur, të premten, në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Deputetët e PDK’së, LDK’së, AAK’së, AKR’së dhe partive minoritetare pritet të votojnë pro Marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dhe ajo për Bashkim kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër.
Krejt kjo pritet të ndodh sot në ora 20, kur edhe Kryeministri Hashim Thaçi do të raportoj për raundin e dhjetë të dialogut me Serbinë, i cili rezultoi me një marrëveshje pesëmbëdhjetë pikëshe.
Shefi i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se Marrëveshjen do ta dërgojë në Kuvend, por nuk e ka treguar nëse do nxirret për ratifikim.
Gjatë ditës së shtunë, Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka përkrahur Marrëveshjen sikurse edhe AAK’ja, e cila ka qenë pjesë e dialogut të zhvilluar prej
Sidoqoftë, deputeti i PDK’së, Behar Selimi ka thënë për Express se presin që marrëveshjen ta votojnë përveç partive në pushtet, edhe ato në opozitë – LDK dhe AAK.
“Ende nuk është s sigurt nëse të dielën do të del në votim, por kurdo që del në Kuvend do t’i kemi 2/3 e deputetëve”, ka Selimi.
“Kjo i bie që do t’i kemi numrat edhet të LDK’së, edhe të AAK’së”, ka shtuar ai.
Ky deputet i PDK’së thotë se vetëm partia e Albin Kurtit do të dal kundër marrëveshjes.
“Përjashtim bën Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka qëndrim të ndryshëm prej partive tjera. Ata s’janë pajtuar as për fillimin e dialogut”, ka deklaruar Selimi.
Votën e LDK’së pro marrëveshjes e ka konfirmuar deputeti i kësaj partie, Sadri Ferati.
“Në tërësi LDK do t’i jep mbështetjen me gjithë vërejtjet që i kemi për disa pika”, ka thënë Ferati për Express.
“Jemi pro në parim. Si do të votohet do të varet edhe nga qëndrimi i Grupit Parlamentar. Pritjet e mija që në tërësi jemi pro kësaj marrëveshje”, ka shtuar ai.
Sipas ish-Ministrit të Pushtetit Lokal, pika nëntë e marrëveshjes sa i përket propozimit të komandantëve të policisë, del përtej ligjeve të Kosovës, meqë ndërrohen kompetencat e asociacionit të komunave që nuk i kanë pasur me ligjet ekzistuese.
“Edhe pse sipas protokolleve nuk po e njeh Kosovën, ajo de facto e ka pranuar se ekziston shteti i Kosovës”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se pak janë tejkaluar ligjet e Kosovës por pa rrezik të prodhimit të pasojave për funksionalitetin e shtetit.
Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar dhjetë raunde bisedimesh mes Kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Dacic, të cilët vazhdimisht i kanë interpretuar marrëveshjet e arritura si fitore të tyre.
Për marrëveshjen e fundit pritet që deri më 26 prill të bëhet një plan i detajuar për të zbatuar në tërësi dokumentin, në të cilin e ka nënshkruar edhe Lehtësuesja e dialogut, Baronesha Catherine Ashton.
EXPRESS
Add new comment