Rama: Angazhim për njohjen e Kosovës

Postuar në 21 Prill, 2013 08:32

Partia Socialiste prezantoi platformën e saj diplomatike para ambasadorëve të vendeve të huaja të akredituar në vendin tonë. Në konferencën “Shqipëria europiane në rajon dhe botë”, Edi Rama deklaroi se “politika ka forcën për të ndryshuar për mirë jetën e njerëzve. Sfida për ne është bërë më e madhe dhe kërkon që të jemi në lartësinë e zhvillimeve.” 

“Ne dhe Kosova duam të integrohemi në Bashkimin Europian si anëtarë me të drejta të plota dhe qytetarët tanë të gëzojnë liri dhe të drejta të plota. Për të qenë partnerë seriozë nuk mund që të ushqejmë fantazmën e nacionalizmit dhe të vidhen zgjedhjet. Partneriteti me SHBA dhe BE është në funksion të një Shqipërie demokratike”, theksoi kreu i PS-së në fjalën e tij.

Rama premtoi se kur të vijë në pushtet do të angazhohet për njohjen e Kosovës nga 5 shtetet europiane që ende nuk e kanë njohur. 

Kreu i opozitës shtoi: “Shqipëria europiane nuk është një proces burokratik, por një projekt politik me rëndësi gjeo-strategjike dhe një gjenerator i një bashkëpunimi të frytshëm rajonal.”

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.