PDIU vendos të hyjë në koalicion parazgjedhor me PD. Idrizi negociator i marrëveshjes

Postuar në 21 Prill, 2013 08:35

 

Tiranë-PDIU vendos të hyjë në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike. Vendimi u mor sot nga kryesia e PDIU-së e cila autorizoi kryetarin e partisë Shpëtim Idrizi që të nisë negociatat për zgjedhjet e 23 qershorit. 

“Kryesia vendosi që të nisin përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, duke pohuar vendosmërinë e rritjes së përfaqësimit parlamentar të PDIU-së në përbërjen e ardhshme të Kuvendit. Kjo do të kontribuojë në rritjen e zërit dhe trysnisë pozitive për çështjet kombëtare e në veçanti për çështjen çame, si edhe do të fuqizojë partinë që për katër vjet tregoi se në momentet kyçe të zhvillimeve të çështjes kombëtare, arriti të ndërhyjë me vendosmëri duke ndaluar abuzimet e duke fuqizuar pozicionin e kombit tonë”, thuhet në njoftimin e PDIU-së. Gjatë bilancit të punës së PDIU, u vlerësua miratimi i Rezolutës për Çështjen Çame, që sipas kësaj partie “për 9 vjet rrinte e fshehur në sirtaret e Kuvendit dhe vetëm fal trysnisë pozitive të ushtruar nga deputetët e PDIU, shqiptarët e Çamërisë dhe të gjithë shqiptarët që mbështesin këtë kauzë kombëtare, mori fuqi ligjore.  

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.