Avokatit të Popullit vlerëson raportin e DASH

TIRANE- Institucioni i Avokatit të Popullit ka vlerësuar raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri, duke e cilësuar atë një vlerësim real të gjendjes së këtyre të drejtave. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zyra e Avokatit të Popullit shprehet se e vlerëson këtë raport si një dokument pune shumë të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut
“Ne konstatojme se Raporti i Departamentit te Shtetit eshte nje vleresim dhe analize e thelluar dhe e vertete e gjendjes se te drejtave te njeriut ne vendin tone dhe se ne te gjejne pasqyrim te gjitha problematikat dhe shqetesimet e ngritura edhe nga institucioni yne si gjendja e miniritetit rom dhe atij egjiptian, problemet e personave me aftesi te kufizuar, gjakmarrja dhe pasojat e saj, gjendja e te drejtave te njeriut ne vendet e kufizimit te lirise, te drejta e komunitetit LGBT, dhuna ne familje dhe vecanarisht ajo ndaj grave.”- thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.
Institucioni i Avokatit të Popullit konstaton me kenaqesi dhe ndihet i vlerësuar qe me punen e tij ka sherbyer sin je burim i besueshem informacioni për prezantimin e situatës të gjendjes të të drejtave të njeriut në Shqipëri
PANORAMA
Add new comment