Meta e Rama do e firmosin paktin në Shkodër, përpara socialistëve europianë

Marrëveshja për koalicion mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do të firmoset të hënën në qytetin e Shkodrës.
Marrëveshja është lënë të firmoset në mënyrë simbolike në konferencën rajonale të Partive Socialiste Europiane.
Në këtë mënyrë Rama dhe Meta do të njohin dhe vlerësojnë rolin e socialistëve ndërkombëtarë në arritjen e marrëveshjes mes tyre.
Detajet e marrëveshjes ende nuk dihen, por kryetari i PS, Edi Rama, ka folur për një kartë parimesh, që do nënshkruhet nga partitë e koalicionit.
Nuk dihet se çfarë nënkupton ai me kartën e parimeve dhe cilat do jenë sanksionet për ata që shkelin parimet./ep
TEMA
Add new comment