Këshilltarët e majtë do kontrollojnë financat e Bashës tani që janë shumicë

Postuar në 22 Prill, 2013 08:44

 

Pasi të shkarkojnë kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Njazi Kosovrasti, këshilltarët e bashkuar të PS dhe LSI pritet që të kontrollojnë në imtësi financat e Bashkisë së Tiranës.

Siç raporton Shqip, këshilltarët e majtë nuk janë lejuar që të shohin se si janë menaxhuar paratë e Bashkisë së kryeqytetit.

Anëtari i PS në këtë këshill, Gent Gazheli thotë se Basha u ka mohuar informacionin e kërkuar përmes dhjetëra shkresave.

“Neve kryetari i Bashkisë na ka mohuar fjalën, nuk na ka lënë të flasim, ka vendosur censurë. Ka shurdhëri dokumentacioni, nuk ka transparencë për vendimmarrjen në buxhet, shpenzimet,” thotë Gazheli./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.