Berisha sulmon Ramën nga Durrësi: Ti me klanin e betonit krijove guroret e Krujës

Tiranë-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama, se ka ndotur e betonizuar qytetin e Tiranës. I pranishëm në inagurimin e impiantit të përpunimit të ujërave të ndotura në Durrës, Berisha premtoi se bregdeti shqiptar do të ketë ujërat më të pastra në Europë. Kreu i qeverisë ka shfytëzuar rastin për të sulmuar rivalin e tij politik, Ramën
“Atij që bërtet çdo ditë për guroret e Krujës i them ato vërtet janë të shëmtuara, por ato i krijove ti me klanin e betonit tënd në Tiranë, dhe jo vetëm ato, kujtoj këtu furrat e tmerrshme të gëlqeres që shpërndanin mbi Krujë e Tiranë. Blozën kancerogjene në mushkëritë e çdo qytetari dhe ato nuk janë më, do bëjmë gjithçka që edhe ato plagë të hapura nga babëzia ti shërojmë, politika jonë ndaj mjedisit është politika më serioze”- tha Berisha. Vendosja e impiantit në qytetin bregdetar është e mundur falë një investimi që kap shifrën 11 milionë euro. Berisha premtoi se të tilla impiante do të vendosen edhe në qytetin e Vlorës, Lezhës dhe Korçës.
SHEKULLI
Add new comment