150 mësues prej një viti pa paga, mijëra USD nga MASH ndërrojnë destinacion

Postuar në 22 Prill, 2013 13:52

 

Skandali në Fier

Investigimi i “Shqip”, 100 mësues provizorë dhe 50 të emëruar definitivisht nuk përfitojnë pagat

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Denoncimet - Edhe pse pjesa më e madhe e mësuesve ndaj të cilëve janë kryer padrejtësi financiare dhe morale nuk ka preferuar t’i denoncojë abuzimet e kryera ndaj tyre as pranë institucioneve të drejtësisë dhe as publikisht, disa kanë zgjedhur t’u drejtohen me kallëzime organit të akuzës dhe policisë. Madje edhe një muaj më parë dhe javën e kaluar mësohet se janë depozituar dy kallëzime penale për këto fakte pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, që pritet të shqyrtohen gjatë kësaj jave.

Penalizimi - Një situatë e tillë abuzive me arsimin në Qarkun e Fierit ka më shumë se dy vite që ka nisur dhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur ndonjë zyrtar të penalizuar

EDMOND HOXHAJ

Rreth 150 mësues dhe të tjerë persona të punësuar prej Drejtorisë Rajonale të Qarkut Fier (DARQF) nuk paguhen prej një viti për punën që kryejnë, ndërsa nuk kanë një përgjigje zyrtare prej drejtuesve të këtij institucioni për fatin e parave të tyre. Janë rreth 50 mijë dollarë çdo muaj, të cilat nuk kalojnë në llogarinë bankare të këtyre mësuesve edhe pse janë akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ndërsa nuk dihet destinacioni përfundimtar i kësaj shume të madhe parash. Bëhet fjalë për para të akorduara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për personelin e Drejtorisë Rajonale të Qarkut Fier, por që nuk përfitohen prej muajsh nga qindra mësues provizorë, por edhe nga ata të emëruar definitivisht e punonjës të tjerë të administratës. Nga burime të gazetës “Shqip” është mësuar se një situatë e tillë abuzive me arsimin në Qarkun e Fierit ka më shumë se dy vite që ka nisur dhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur ndonjë zyrtar të penalizuar.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

1 Denoncimet - Disa qytetarë të diplomuar në profile të ndryshme të mësuesisë, të punësuar si mësues provizorë, kanë denoncuar faktin se nuk ishin paguar për të gjithë muajt kur kishin shërbyer si mësues

2 Provizorët - Në nisjen e vitit shkollor 2012-2013, në rrethin e Fierit janë dashur të punësohen si mësues provizorë të profileve të ndryshme rreth 100 mësues

3 Emërimet - Janë rreth 50 mësues të cilët janë emëruar definitivisht në shkolla të ndryshme të rrethit të Fierit, të cilët nuk po përfitojnë pagesën në këmbim të shërbimit që ofrojnë

4 Pagat - Në disa raste ka pasur ndarje të orëve të akorduara për normën e një mësuesi. Rastet e tjera, mësuesi që ka përfituar i dyti emërimin për një vend pune, është paguar, edhe pse nuk shërbente

5 Dublimet - Me kalimin e muajve e viteve, numri i mësuesve të “dubluar” të varur nga DARQF është rritur duke shkuar deri në më shumë se 200, ndërsa ende vazhdojnë rekrutimet për mësues të rinj

7 Pakënaqësitë - Pas ankesave të herëpashershme verbale të këtyre mësuesve ka pasur ndryshime të emrave të listës së mësuesve që u është mohuar pagesa. Kjo, me qëllim moskrijimin e pakënaqësive të vazhdueshme tek i njëjti mësues

8 Pagesat - Një pagë mësuesi provizor përllogaritet të kapë shifrën e rreth 350 dollarëve. Ndërsa një mësues definitiv paguhet me rreth 400 dollarë në muaj. Shuma e parave të 150 mësuesve, çdo muaj kap shifrën e rreth 50 mijë USD

9 Denoncimi - Dy mësuese në dy shkolla të ndryshme të Rrethit Mallakastrës, denoncuan këtë fakt, duke e cilësuar të paligjshëm prishjen e emërimit devinitiv pa asnjë arsye

Investigimi

Ka qenë një investigim njëvjeçar i gazetës “Shqip” që ka bërë të mundur të zbardhë detaje nga ky shpërdorim i dyshuar detyre i drejtuesve të DARQF, që ngre dyshimet për një rast “megakorrupsioni” të mundshëm. Gazeta “Shqip” ka siguruar të dhëna dhe prova që faktojnë se mësues provizorë dhe me emërim definitiv nuk paguhen prej muajsh edhe pse ata punojnë rregullisht. Kanë qenë disa qytetarë të diplomuar në profile të ndryshme të mësuesisë, të punësuar si mësues provizorë, të cilët në muajt shkurt dhe mars të vitit 2012, kanë denoncuar verbalisht pranë gazetës “Shqip” faktin se nuk ishin paguar për të gjithë muajt kur kishin shërbyer si mësues dhe se nuk kishin arritur të merrnin përgjigje për shkaqet e kësaj mospagese. Por mungesa e bashkëpunimit të tyre për të denoncuar publikisht faktin, solli nevojën e një investigimi njëvjeçar në terren, ku provat e përftuara do të bëhen publike gjatë ditëve në vijim.

 

Provizorët

Nga informacionet e marra në rrugë verbale, gazeta ka mësuar se persona të punësuar provizorisht si mësues në fillim të vitit të kaluar, kishin mangësi në pagesat e tyre. Disa prej tyre paguheshin për disa nga muajt kur punonin, ndërsa për muajt e fundit nuk paguheshin. “Të detyruar” nga fakti se këta të diplomuar në mësuesi ishin gjithmonë në kërkim të punësimit definitiv, nuk kanë preferuar një vit më parë ta denoncojnë këtë fakt publikisht apo në institucionet e drejtësisë. Ndërkaq, nga burimet e sipërcituara është bërë e ditur se në nisjen e vitit shkollor 2012-2013, në rrethin e Fierit janë dashur të punësohen si mësues provizorë të profileve të ndryshme rreth 100 mësues. Një pjesë e mirë e tyre kanë zëvendësuar mësuese me emërime definitv, të cilat kishin përfituar lejen e lindjes. Nga interesimi i gazetës “Shqip” pranë institucioneve përkatëse është mësuar se të gjitha mësueset që largohen përkohësisht nga detyra për efekt të lejes së lindjes, pagesën për këtë periudhë e përfitojnë të reduktuar nga fondi i drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore dhe jo nga drejtoritë arsimore rajonale të qarqeve. Në këto kushte pagesa e akorduar për vendet e punës ku shërbenin këto mësuese ende pa u larguar, ka qenë i parashikuar në fondin që MASH i ka akorduar e DARQF. Por, ndonëse deri në momentin e largimit mësueset që kanë përfituar lejen e lindjes janë paguar rregullisht nga DARQF, kur aty kanë mbërritur zëvendësuesit provizorë, këta të fundit nuk janë paguar. Bëhet fjalë për dhjetëra raste të tilla, rreth 100, kur mësuesit provizorë që kanë zëvendësuar koleget me leje lindje, nuk janë paguar për muaj me radhë. Nga burime të gazetës është mësuar se vazhdon që raste të tilla të përsëriten rëndom edhe tani. Ndërkaq, nga kontakti që gazeta ka pasur me disa prej këtyre mësuesve të papaguar, është mësuar se u është thënë të presin, ndonëse kanë kaluar muaj me radhë pa u derdhur para në llogaritë e tyre bankare.

 

Të emëruarit definitivisht

Nga burime kofidenciale të gazetës është bërë e ditur se janë rreth 50 mësues të cilët janë emëruar definitivisht si mësues në shkolla të ndryshme të rrethit të Fierit, të cilët nuk po përfitojnë pagesën në këmbim të shërbimit që ofrojnë. Bëhet fjalë kryesisht për mësues të emëruar definitivisht në vende pune vakante, ku mësuesi paraardhës ose ka dalë në pension ose është larguar me dëshirën e tij apo është shkarkuar nga detyra. Edhe në këto raste mësuesit paraardhës janë paguar rregullisht, por me mbërritjen e të rinjve në shtator të vitit të kaluar e në vazhdim, ka ndryshuar situata financiare për sa i përket fondit të akorduar për atë vend pune. Kështu, ka pasur mësues me emërim definitv në vende vakante, të cilët nuk janë paguar për disa muaj, ose që janë paguar pjesërisht. Por ka edhe nga ata që nuk vazhdojnë ende të paguhen. Mësohet se ankesat e këtyre mësuesve janë bërë kryesisht në rrugë verbale pranë zyrës së financës dhe se aty u është thënë të presin ose të kontaktojnë me ata që i kanë punësuar. Kjo situatë në DARQF mësohet se ka nisur rreth dy apo tre vite më parë dhe ka vazhduar në mënyrë të pariparueshme duke “penalizuar” financiarisht qindra mësues provizorë dhe me emërim definitv, të cilët kanë kontribuar “vullnetarisht” në mësimdhënien e fëmijëve të rrethit të Fierit. Gazeta “Shqip” ka tentuar disa herë të arrijë të kontaktojë me drejtues të DARQF për këtë shqetësim të dhjetëra mësuesve, për të marrë një version zyrtar të situatës, por një gjë e tillë nuk është arritur dot.

 

Të pakualifikuarit  

Veç atyre provizorë dhe me emërim definitv, duket se janë “ndëshkuar” edhe ata mësues që e ushtrojnë këtë profesion ndonëse kanë vetëm, dëftesën e shkollës së mesme dhe jo diplomë të arsimit të lartë. Burimet e sipërcituara pohojnë se ka pasur raste që këtyre mësuesve u janë mbajtur një ose dy paga në vit edhe pse ata nuk dinë se për llogari të kujt kanë shkuar këto para.

 

Rastet

Gazeta “Shqip” ka arritur të sigurojë të dhëna konkrete për mësues provizorë e me emërim definitiv, të cilët nuk janë paguar dhe vazhdojnë të mos paguhen për muaj të tërë. Por, veç mësuesve nuk i kanë shpëtuar “penalizimit” të pajustifikuar dhe të padrejtë financiar edhe punonjës të tjerë të administratës së shkollave, si roje dhe sanitare. Kështu, nga informacione të marra në rrugë konfidenciale gazeta ka mësuar se një mësuese e emëruar provizorisht në shkollën e fshatit Agim, duke zëvendësuar një kolege e cila ishte larguar për efekt të lejes së lindjes, nuk është paguar për disa muaj. Gjithashtu, një tjetër rast kur një mësuese që zëvendësonte një tjetër të larguar me leje lindjeje, ashtë në shkollën e fshatit Kafaraj të rrethit Fier, ku nuk paguhet prej tre muajve. Edhe një mësuese në shkollën e Gorishovës nuk është paguar për dy muaj. Një tjetër mësuese pranë shkollës 9-vjeçare Fermë-Çlirim nuk e përfiton pagën prej muajsh dhe një edukatore kopshti në shkollën e Zhupanit që ka filluar punë aty dy muaj më parë nuk e ka parë rrogën me sy. Po në këtë shkollë, një tjetër mësuese me emërim definitiv nuk është paguar në llogarinë e saj bankare për disa muaj. Një mësues provizor dhe një mësuese me emërim definitiv në shkollën e Petovës nuk janë paguar nga një muaj secili. Gjithashtu, një tjetër mësuese që shërben prej disa muajsh në shkollën e fshatit Marinzë. Prej tre muajsh një sanitare pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Janaq Kilica” në Fier mësohet se nuk ka arritur ta përfitojë pagën e saj.

Ndërkaq, gazeta ka siguruar informacion se nga drejtuesit e shkollave ku kanë ushtruar profesionin e mësuesit të “papaguarit”, janë dërguar rregullisht të dhënat e këtyre të fundit në listë-prezencat e dorëzuara në zyrën e financës së DARQF me qëllim pagesën e tyre.

 

Situata

Abuzimi ka cenuar edhe nxënësit e shkollave, pas mbivendosjeve

Nxënësit, muaj me radhë pa mësues, emërimet pas ankesave të komunitetit

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Dëmet - Ka pasur raste kur nxënësit nuk kanë marrë dije nga mësuesit e lëndëve të caktuara edhe për më shumë se gjashtë muaj

Ky abuzim ka cenuar veç mësuesve të papaguar për punën e tyre, edhe nxënësit e disa shkollave. Për shkak të mbivendosjes së dy emërimeve në të njëjtin vend pune, duke tejkaluar kështu organikën, ka qenë i pamundur plotësimi i vendeve vakante të mbetura për shkak të daljes në pension apo largimit nga puna të dhjetëra mësuesve.

Pas lirimit të këtyre vendeve në dhjetëra shkolla të varura nga DARQF, përfshi edhe në ato të arsimit të detyruar, nxënësit nuk kanë marrë edukimin e duhur mësimor të parashikuar në programet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ka pasur raste kur nxënësit nuk kanë marrë dije nga mësuesit e lëndëve të caktuara edhe për më shumë se gjashtë muaj. Në këto raste ka qenë ngritja e zërit të komunitetit të prindërve që ka bërë të mundur plotësimin e vendeve vakante.

Kjo, pasi komunat e fshatrave ku ndodhen shkollat në fjalë kanë bërë relacione zyrtare pranë DARQF duke kërkuar emërimin e mësuesve të profilit përkatës, duke evidentuar faktin se lënia bosh e vendit vakant për muaj të tërë ka sjellë pasoja negative te nxënësit. Vetëm në këto raste janë plotësuar vendet vakante, por një pjesë e mësuesve që kanë pasur fatin të punësohen në këto vende pune, nuk e kanë përfituar pagesën e tyre.

Gazeta “Shqip” disponon fakte rreth rasteve të tilla, kur mësuesit janë emëruar në vende të lëna vakante për muaj me radhë dhe është plotësuar me punëmarrës të profilit përkatës vetëm, pasi ka pasur një shkresë zyrtare nga një kryetar komune.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.