TAHIRI: MARRËVESHJA KA EFEKTE PËR LUGINËN

Postuar në 23 Prill, 2013 03:47

 

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka thënë se marrëveshja e arritur me Serbinë, ka edhe efekte pozitive për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Marrëveshja është njëherësh edhe fillimi i raporteve të mira ndërmjet të dy shteteve, dhe do të vëjë pikën në intervenimet ilegale të Serbisë në Kosovë, të cilat ajo i ka bërë që nga mbarimi i luftës e këndej”, ka thënë Tahiri për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë.

Kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, ka paralajmëruar se këtë javë do të vazhdojë dialogu në Bruksel, ku pritet që si pikë kryesore e diskutimeve me palën serbe të jetë zgjidhja e tarifave të larta të sigurimeve ndërkufitare.

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.