Moore:Mosfunksionimi i KQZ-së rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve

SHBA– "Zgjedhjet Parlamentare të Qershorit - një test për demokracine në Shqipëri!" është tema e diskutimit që analistët e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe Instituti Demokratik Kombëtar për Çështje Ndërkombëtare, po mbajnë në Uashington.
Drejtori i DASH-it, Jonathan Moore gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast vuri theksin tek zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Shqipëri. “Zgjdhjet janë të rëndësishme për demokracinë dhe progresin. Shpresoj që zgjedhjet të arrijnë standartet demokratike, pasi ato janë test për demokracinë. Mos funksionimi i KQZ-së rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve”, u shpreh Moore.
Diskutimin e mori, Dritan Taulla nga shoqata “KRIIK Albania” i cili u shpreh se " nuk mund të ndërtosh demokracinë nëse nuk ke besim te institucionet”. Taulla ngriti një sërë shqetësimesh për përgatitjet e zgjedhjeve, duke ndalur konkretisht tek problemet me listat. “Listat e zgjedhësve afishohen në vende ku zgjedhësit nuk kanë akses. KQZ duhet të jetë institucion i pavarur”, u shpreh ai.
SHEKULLI
Add new comment