KQZ të rikonstruktohet, të jetë e pavarur

Aleksandër Arvizu/Ambasadori i SHBA
-KQZ dhe presidenti nuk janë të pavarur. Ky është vlerësimi i Ambasadorit Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në “5 pyetje nga Babaramo”, nën drejtimin e drejtorit të Tv A1REPORT! Ilir Babaramo. Ai ka folur edhe për 21 janarin, për raportet me Berishën dhe rolin e Podestës në SHBA.
Do doja ta nisim bisedën nga raporti i DASH për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Shqipëria ka bërë hapa para apo hapa pas?
Raporti është i gjerë dhe përfshin shumë fusha. Kështu është që është e vështirë të bësh një të përgjithshme. Duket se reformat këtu në vend kanë mbetur në vend paksa. Korrupsioni, kultura e pandëshkueshmërisë. Kështu që s'ka pasur shumë progres në zgjidhjen e këtyre problemeve thelbësore. Për një mik të Shqipërisë është shqetësuese të shohë.
Një proverb popullor thotë se uji nga lart rrjedh I kulluar dhe ndotet poshtë. Cilat janë zyrtarët më të korruptuar?
Raporti është në formë të tillë që përmbahet nga veçimi i individëve, padyshim që disa persona janë më përgjegjës. Mendoj se është e drejtë të thuhet se problemet e korrupsionit dhe kultura e pandëshkueshmërisë janë vërtet shumë të rrënjosura. Për çdo qeveri që vjen në pushtet, ajo ka përgjegjësinë të hartojë politika dhe është e drejtë të caktohen disa përgjegjësi, jo vetëm qeverisë.
Kryeministri Berisha, a ka treguar, vullnet për të luftuar këtë fenomen? Dy muaj para mbylljes së mandatit, a ka treguar kjo qeveri se ka dështuar në luftën kundër korrupsionit?
Nuk kam qenë në fushatën e mëparshme, e di se disa hapa janë ndërmarrë.
Korrupsioni i gjykatësve, a ka një mbështetje politike?
Në bazë të përvojës sime mendoj se gjyqësori është mjaft i politizuar dhe merren vendime që s’kanë lidhje fare me drejtësinë. Shumë gjykatës janë njerëz të mirë, pjesa më e madhe e tyre janë shumë inteligjentë, këto janë persona që do jenë gjykatës të rinj. E di që ata po hyjnë në një sistem shumë të vështirë. Ne kemi pasur disa gjyqtarë amerikanë që kanë ardhur këtu për t’i ndihmuar dhe e kam thënë këtë në shkollën e magjistraturës se nuk ka rëndësi nëse je senator apo shtëpiake, apo shofer kamioni, nuk mund t’i afrosh një zarf gjykatësit. Unë u kam thënë të rinjve që ju keni bërë një zgjedhje të ndiqni këtë fushë.
Ka pasur disa qëndrime politike nga gjykatësit, si për gjyqin e 21 janarit. U befasuam nga gjykatës që bënë deklaratë kundër ambasadorit të SHBA-së? Ju si e pritët atë deklaratë?
Jam habitur nga shumë gjëra atë ditë përfshirë edhe faqen e FB të ministres së Integrimit, që kishte disa komente në të. Unë mund ta kuptoj se pse ata kanë qenë të pakënaqur prej meje. Ajo nuk ishte deklaratë personale, por e koordinuar nga Uashingtoni dhe nga erdhën rezultatet e laboratorit që është më i miri në botë. Kështu që u përket gjykatave ta ndjekin atë çështje dhe jam i kënaqur që Prokurori vendosi ta aplikojë atë çështje. Ne na u kërkua asistencë. Ne nuk u vullnetarizuam, por zyra e Kryeprokurorit na e kërkoi dhe mendova që ishte pak e çuditshme që disa njerëz të thonin se SHBA po ndërhynin në çështjet e brendshme të gjykatave. Ku ishte ndërhyrja jonë?! Ne i qëndrojmë asaj që ne kemi thënë atë ditë.
Në raport flitet se institucionet janë thellësisht partiake? Cilat institucione?
Shqipëria është një demokraci e re dhe mendoj se disa gjëra që ne amerikanët i marrim si të mirëqena janë institucionet e pavarura. Psh,. KQZ është diçka që vjen ndërmend, institucioni i presidentit, çështja e shërbimit informativ dhe organet e vetëqeverisjes. Kjo pasqyron një problem strukturor. Njerëzit këtu flasin edhe për shërbim civil, pas largimit të LSI-së njerëzit humbën vendet e punës dhe ne në Amerikë e kemi vështirë ta kuptojmë këtë. Këtu, numra të mëdhenj, njerëz përfshirë shoferë e pastrues, kanë humbur vende pune. Ndërsa Shqipëria vazhdon evolucionin demokratik duhet të largohet nga ky model. Unë mendoj se është e natyrshme, nëse do flasim për shërbimin informativ, i shërben shtetit duke mbajtur larg njerëzit që donin ta dëmtonin shtetin. Kur presidenti Topi dihet që ka pasur disa persona në opozitë që janë kënaqur ose pakënaqur që e kanë parë këtë. Unë do isha trishtuar nga kjo gjë që ka fërkim në këtë nivel, se duhet të punojnë bashkë për interesin e përbashkët dhe këtu flasim për pavarësinë e institucioneve. Kryeministri e ka të vështirë po aq sa presidenti. Pavarësia e këtyre institucioneve, ajo që do nënvizoja, është ajo e KQZ-së, po raporti i të drejtave të njeriut ka qenë për vitin 2012 dhe një pjesë ka qenë referendumi për mbeturinat.
Ju e uruat Presidentin Nishani. Kur ju kanë lindur këto shqetësime, para apo pas ushtrimit të detyrës si President?
Nuk dua ta ekzagjeroj shqetësimin. E njihja presidentin Nishani kur ka qenë ministër dhe është vërtet njeri i nderuar dhe i intereson ky vend. Njerëzit duhet të pranojnë përgjegjësitë. Është një fakt i jetës shqiptare që pavarësia e institucioneve nuk është aq thellë e rrënjosur sa duhet të jetë. Sistemi në tërësi nuk operon sa duhet.
A vazhdon të jetë Presidenti Nishani nën influencën e Kryeministrit apo ka krijuar profilin mbi palët?
Është e vështirë për mua ta them. Duhet të ketë një marrëdhënie bashkëpunuese ndërmjet tyre, por ka raste kur Presidenti duhet ta ushtrojë edhe veçmas detyrën e tij. Më vjen keq që nuk po i përgjigjem aq direkt pyetjes suaj.
Në Shqipëri ka një shprehje që kur dikujt nuk do t’i vesh në dukje vërejtjet, i thua “është burrë i mirë”?
Presidenti Nishani është në pozicion të vështirë.
Si harton DASH një raport vjetor mbi një vend: në gjykimin subjektiv të ambasadorit apo burimeve të tjera? Çfarë burimesh përdoren?
Sikurse e përmenda më herët është një raport i mandatuar nga Kongresi. Është shumë teknik dhe përpiqemi të jemi aq teknik sa mundemi të jemi.
‘Podesta group’ financohet nga qeveria shqiptare. A ju kanë kërkuar ndonjëherë të modifikoni, qëndrimet tuaja? Ata e përmbysen realitetin në deklaratën e z. Moor? A keni pika kontakte, fërkime me ta për të thënë të vërtetën?
Z. Podesta unë kam pasur rast ta njoh dhe jemi bërë miq të mirë, kemi pasur biseda të hapura dhe me persona që punojnë për llogari të tyre. Në rast se do të lexoni njoftimet e tyre do shihni se ne përfaqësojmë qeverinë e SHBA-së dhe ata qeverinë e Shqipërisë. Ne dëgjojmë njeri-tjetrin dhe ndjekim rrugët tona, një bashkëjetesë paqësore.
A e keni përcjellë në DASH shqetësimin se fondet publike të taksapaguesve shqiptare përdoren për të mbështetur një linjë partiake?
Kur ne i dërgojmë DASH një përmbledhje të artikujve kryesorë kemi një ekip. Ne zgjedhim disa prej editorialeve kryesore që i përkthejmë. Kur ka qenë lajm i parë, kjo është pasqyruar.
Doja t’ju pyesja për një shkrim të “The economist” që e konsideron Shqipërinë regjim hibrid. A është e vërtetë?
Kjo është analiza që është fakt që ka dalë jo shumë larg. Nuk e kam lexuar. Në gjuhën angleze, The Economist është më i miri, revistë me cilësi të shkëlqyer. Nuk jam në pozitën që të komentoj për të.
Cilat kanë qenë këshillat që i keni bërë Kryeministrit Berisha gjatë dy vjetëve të fundit dhe me cilat s’ka qenë dakord?
Nuk jam për këtë. Njeriu që është në qendër të qeverisë, ka shumë energji dhe sa herë kam dashur ta takoj, s’ka pasur asnjë vonesë.
Po këtë herë, nuk ju dëgjoi, si në rastin e KQZ-së?
Siç e thashë, miqtë dhe partnerët do kenë rast kur do bien ose mos bien dakord. Por, numri i padakordësive nuk krahasohet me ato që ka bërë, si në rastin e Afganistanit, të një sërë rastesh ekstradimi, për Kosovën, që është përparësi kombëtare…Por pavarësisht prej shumë problemeve, përparimi duhet të vazhdojë. Është keqkarakterizim të sugjerosh që ne nuk merremi vesh. Ka padakordësi, por kjo s`na largon nga gjërat e rëndësishme.
SHEKULLI
Add new comment