PS: Berisha reflekto për KQZ-në

Postuar në 24 Prill, 2013 10:01

Në një kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke funksionuar vetëm me katër anëtarët e propozuar nga maxhoranca PS dhe kur po forcohen paralajmërimet e ndërkombëtarëve, se pa KQZ-në e plotësuar nuk mund të ketë zgjedhje, Partisë Socialiste shprehu gadishmërinë për gjetjen e një zgjidhje për të garantuar besueshmërinë e zgjedhjeve.

Për këtë çështje nga selia e PS-së deputetja Vasilika Hysi deklaroi se “çdo ditë e më tepër, po bëhet e qartë për të gjithë shqiptarët se tentativa e Sali Berishës për të rrënuar KQZ është kthyer në një burim alarmi për të gjithë miqtë e partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë”."Ne si PS jemi të gatshëm për të punuar për të gjetur një zgjidhje e cila do të garantonte integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve të 23

 

qershorit.Për të gjitha arsyet e mësipërme, e ftojmë Kryeministrin në ikje që në këto momente të dëgjojë zërin e arsyes dhe shqetësimin që nuk vjen vetëm nga Partia Socialiste dhe opozita, por nga të gjithë partnerët strategjikë të Shqipërisë në këto momente delikate për vendin tonë", tha Hysi.

Po për problematikën e zgjedhjeve, Edi Rama së bashku me sekretarin për cështje zgjedhore në PS Damian Gjiknuri, ndodhen  në Vienë ku janë takuar me kreun e OSBE-së Lamberto Zannier.

Këtë takim Rama e ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Twitter. “Dreke pune ne Viene me Sekretarin e Pergjithshëm te OSBE Lamberto Zannier:Zgjedhjet si prove per Shqiperine dhe kriza e KQZ objekt i bisedes se frytshme” shkruan Rama.

Në mbledhjen e sotme 4 anëtarët e mbetur të KQZ-së, miratuan kërkesën e LSI-së për zëvendësimin e përfaqësimit të PBDNJ-së në Komisionet Zgjedhore. LSI e paraqiti këtë kërkesë pas kalimit në koalicionin opozitar dhe si forca e dytë në këtë formacion do të përfaqësohet ne piramidën zgjedhore me komisionerë.

 

TOP CHANNEL

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.