KQZ miraton kërkesën e LSI për caktimin e një anëtari në KZAZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot kërkesën e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) për caktimin e anëtarit të LSI-së në përbërjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ)”. LSI i kërkon KQZ-së që të caktohet si parti e cila ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar në KZAZ. Kjo kërkesë e saj vjen pas pranimit dje nga KQZ të kërkesës së PR-së, së cilës i njohu të drejtën për të caktuar anëtar në KZAZ, si parti e dytë e shumicës parlamentare. Nisur nga fakti se LSI tashmë renditet si parti e opozitës parlamentare dhe në bazë të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 2009-s ku LSI renditet e dyta nga numri i mandateve në grupin e partive të opozitës parlamentare, duhet të caktohet ajo forca që ka të drejtë të propozojë anëtar në KZAZ.
MAPO
Add new comment