PS dorëzon “koalicionin” në KQZ

Rreth pesë orë përpara skadimit të afatit zyrtar, Partia Socialiste ka dorëzuar e para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin e regjistrimit të koalicionit të saj garues për zgjedhjet e 23 qershorit.
Opozita ka në përbërje të koalicionit të saj plot 40 parti, duke përbërë edhe koalicionin më të madh të këtyre zgjedhjeve. Përpos partive tradicionale të së majtës, aleanca e opozitës do të ketë edhe parti e grupime të së djathtës.
Kërkesa për regjistrimin e koalicionit, të cilin opozita e ka emërtuar “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, është dorëzuar në protokollin e KQZ-së nga përfaqësuesit ligjorë të PS në këtë institucion, Genc Gjonçaj dhe Eridian Salianji.
Kjo aleancë, që numëron pothuaj 15 forca poltike më shumë se koalicioni i djathtë, është konsideruar nga përfaqësuesit e opozites si koalicioni fitues i zgjedhjeve të 23 qershorit, prononcim të cilin zoti Gjonçaj e bëri pasi doli nga KQZ.
Pranë institucionit më të lartë zgjedhor pritet që përfaqësuesi i demokratëve Njazi Kosovrasti të dorëzojë kërkesën zyrtare të regjistrimit të koalicionit të djathtë.
TOP CHANNEL
Add new comment