SONDAZHI në prag të zgjedhjeve zbulon të dhëna tronditëse për krizën ekonomike: Shumica duan të ikin nga vendiSipas sondazhit, shumica e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike në vend është e keqe ose shumë e keqe. Të paktën janë shqiptarët që besojnë

Sipas sondazhit, shumica e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike në vend është e keqe ose shumë e keqe. Të paktën janë shqiptarët që besojnë tek drejtësia dhe qeveria. Shumica janë pro bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Anketimi në të gjithë territorin nxori se 66% thonë se situata ekonomike e vendit është keq dhe shumë keq. Sipas tyre, kriza ekonomike është problemi kryesor për 33 përqind të qytetarëve, ndërsa 25 % e të anketuarve mendojnë se papunësia është problemi kryesor personal. 61 përqind duan të largohen nga vendi
Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare prezantoi rezultatet kryesore të studimit: “Demokracia shqiptare në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 2013”, ku janë pyetur 1200 qytetarë në 12 qytete të ndryshme.
Duhet theksuar se kriza ekonomike është shqetësimi kryesor i qytetarëve dhe është bërë problemi i përditshëm.
Kështu, të pyetur se cilat janë problemet më të mëdha me të cilat përballen shqiptarët sot, 33 përqind thonë se problemi më i madh është kriza ekonomike.
Më pas me 15 përqind vjen mungesa e zbatimit të ligjit. 15 përqind mendojnë se problemi më i madh është korrupsioni. 7 përqind mendojnë se problem është mungesa e zgjedhjeve të lira.
Ndërkohë, të pyetur se cili problem i shqetëson personalisht të anketuarit, 28 përqind thonë se të ardhurat ekonomike janë problemi kryesor. 25 përqind thonë se problemi kryesor i tyre është papunësia. 13 përqind thonë se problemi më i madh për ta është varfëria. 9 përqind mendojnë se problemi më i madh i tyre është krimi.
Të pyetur se si do e përshkruanin standardin e tyre të jetesës, 45 përqind thonë se është mesatar. 24 përqind thonë standardi i tyre i jetesës është i keq. Mirë thonë vetëm 16 përqind. Kurse shumë mirë thonë 5 përqind e popullsisë, aq sa në fakt kontrollojnë shumicën e depozitave të vendit.
Të pyetur se si do e përshkruanin situatën ekonomike në vendi, 42 përqind thonë se është keq, kurse 24 përqind thonë se është shumë keq. Vetëm 22 përqind thonë se është mesatare dhe 7 përqind mendojnë se situata ekonomike është e mirë.
32 përqind mendojnë se ekonomia vitin tjetër do jetë njësoj, kurse 29 përqind mendojnë se do përmirësohet.
Të dhënat janë tronditëse edhe sa i përket dëshirës për të emigruar. 61 përqind thonë se do largoheshin nga vendi nëse do kishin mundësi. 28 përqind thonë se nuk do largoheshin. 11 përqind nuk e dinë.
Kur bie fjala tek drejtësia, 73 përqind thonë se në Shqipëri nuk jepet drejtësi. 75 përqind thonë se duhet paguar për të pasur drejtësi. 67 përqind mendojnë se duhet të kesh lidhje me politikën për të pasur drejtësi dhe po kaq mendojnë se duhet të kesh lidhje miqësore për të pasur drejtësi.
Shumica e të pyeturve mendojnë se prioriteti i qeverisë së re duhet të jetë krimi i vendeve të reja të punës dhe zhvillimi ekonomik.
Kur bie fjala tek zgjedhjet, janë 71 përqind që thonë se do të votojnë në këto zgjedhje. 39 përqind mendojnë se rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndryshojë gjë. Po kaq përqind mendojnë se zgjedhjet nuk do jenë të lira dhe të ndershme.
Shqiptarët duken se janë të ndërgjegjshëm për nevojën e zgjedhjeve të lira, pasi shumica e tyre e shohin mungesën e tyre si problemin më të madh me të cilin po përballet demokracia në vend.
Ndërkohë shumica mendojnë se faktori që luan rolin më të rëndësishëm në funksionimin e demokracisë në vend është qeveria.
Media udhëheq si institucioni më i besushëm në vend, ndërkohë që partitë politike, KQZ dhe kryeministri janë më pak të besueshmit.
80 përqind e shqiptarëve mendojnë se SHBA ka më shumë ndikim mbi qeverinë shqiptare.
Vetëm 32 përqind mendojnë se një shtet i huaj përbën rrezik për Shqipërinë. Nga këta, 65 përqind e shohin Greqinë si rrezik dhe 24 përqind shohin Serbinë.
49 përqind mendojnë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është pozitiv, kurse 29 përqind thonë se nuk është as pozitiv as negativ. 10 përqind thonë se është negativ.
55 përqind janë pro bashkimit të Shqipërisë me Kosovën në rast të një referendumi. 14 përqind janë kundër dhe 16 përqind nuk do të votojnë./ep
TEMA
Add new comment