Fushë-Krujë, grindet për ndeshjen, theret me thikë 19-vjeçari

Postuar në 25 Prill, 2013 03:07

 

Rezultati i një ndeshjeje futbolli është bërë burim sherri me thika mes dy të rinjve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Borizanë, të Fushë Krujës, mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të ndeshjes Dordmund-Real Madridi.

Paraprakisht mësohet se 19-vjeçarari Florian Kadiu është grindur me një bashkëfshatarin e tij për bastet. Në një moment ky i fundit ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar mbi 19-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në spital. Policia ka deklaruar se ka bërë identifikimin e autorit, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Po punohet për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.