KQZ, Berisha refuzon negociatat

Postuar në 25 Prill, 2013 03:11

 

Kryeministri shprehet se s’do të ketë ndryshime të asnjë germë në Kodin Zgjedhor. “PS të kthejë anëtarët, me Janin s’u respektuan pakicat”.

Kryeministri Sali Berisha përjashton çdo mundësi për të negociuar me Partinë Socialiste për përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pak orë pas ftesës së ardhur nga opozita për të negociuar gjetjen e një zgjidhjeje pas largimit të tre anëtarëve, kreu i maxhorancës mbyll çdo hapësirë bisedimesh.

Duke folur në një mbledhje me strukturat e PD-së së Tiranës, Berisha tha: “Pasi braktisi, në traditën e tij të bojkotit dhe të bllokimit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nga të katër anët gjeti vetëm një mesazh zyrtar nga qeveri dhe institucione ndërkombëtare: plotëso vendet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai kurrë nuk mund të rrijë dy muaj pa i shkaktuar një humbje vetes së tij. Po të studioni ecurinë e tij, trajektoren e tij, ai ka për borxh të krijojë dhe të nisë çdo dy muaj beteja që janë të humbura që në fillim për të. Ndaj dhe i them: kthe sa më shpejt anëtarët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se nuk do të ketë as edhe një gërmë ndryshim në Kodin Zgjedhor dhe përbërjen e institucioneve”.

Në të njëjtën kohë kreu i demokratëve kritikoi edhe vendimin e marrë paraditen e djeshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zëvendësimin e anëtarëve të PBDNJ-së me ata të LSI-së. “Ajo që i ndodhi Jani Janit as në romane nuk lexohet. E ngrinë, e shkrinë, e përzunë, dhe sot doli KQZ-ja, në kundërshtim me respektin që duhet të tregohet për pakicat, ia zuri të gjitha vendet partisë së Janit. Pra viktima e pamerituar e këtyre zgjedhjeve është i ndjeri politik Jani Jani. Në atë kamp ndodh çdo gjë. Megjithatë, ato janë çështje të tyre. Ne nuk duhet t’u ndërhymë dhe nuk do t’i ndërhymë”.

Berisha komentoi në të njëjtën kohë edhe koalicionin e formuar nga Partia Socialiste, duke ironizuar shifrën e 40 partive me të dyzetat në rastet e fatkeqësive

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.