Balla: Pas Kreshnik Spahiut qendron Shkëlzen Berisha

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Sipas tij, prapa Spahiut qendron pikërisht djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha, që i ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash.
“Në Aleancën Kuqezi ishin deri dje edhe tre djem të cilët i njihja prej kohësh dhe që së bashku me mua ndajnë të njëjtin mendim, ashtu si shumica e shqiptarëve, se Shqiperia do të jetë më e lirë, më demokratike dhe me e prosperë pa Sali Berishën. Këta tre djem të rinj, të zotë në profesionet e tyre, vendosën një vit më parë t’i bashkohen Aleancës Kuqezi. Por, dje ata vendosën të largohen, jo nga Aleanca si një grupim, por nga Kreshnik Spahiu si person.
Arsyeja ishte e qartë. Këta tre djem panë me sytë e tyre se si dëshira e tyre opozitare për ta çliruar Shqipërinë nga Saliu, u vu në peshore pazari. Ata panë sesi u ble pozicionimi i Nikut, nga shtirja si luftëtar, në realitetin si nizam. Ata tre djem panë se si anti-berishizmi “u sponsorizua” nga pinjolli i vetë Saliut, Zeni, i cili përmes një personi të besuar lëvroi torbën e pareve për shpenzime. Në fakt, ishte po Zeni që njoftoi dje rrethin e vet për daljen e sorrës kreshnike të vetme në zgjedhje, me qëllim çuarjen dëm të ca votave opozitare. “E bleva atë legenin, nuk kërkoi shume”, kishte thënë Zeni i Saliut dje. Kjo është historia e sorrës kreshnike. Prandaj, ata tre djemtë i lanë shëndenë dje Nikut, zarit të Zenit”, shprehet deputeti socialist, duke iu referuar vendimit të Spahiut për të dalë të vetëm në zgjedhje./b.l
TEMA
Add new comment