Konfikti për pronën, banorët nisin grevën e urisë

Tiranë-Banorët që u nxorën jashtë godinës 2 ditë më parë, futen në grevë urie. Duke mos gjetur asnjë zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen, familjet kanë nisur grevën e urisë, pranë pallatit 3-katësh në rrugën "Margarita Tutulani".
Banorët kërkojnë më shumë kohë për t’u zhvendosur, pasi nuk kanë asnjë vend ku të strehohen. Dy komisionerë të Avokatit të Popullit kanë mbërritur në ambientin ku po zhvillohet greva. Ndërkohë forcat e policisë kanë tentuar të nxjerrin banorët nga greva e urisë.
Dy ditë më parë mes një situate të tensionuar e cila degjeneroi edhe në dhunë fizike, përmbaruesit kanë nxjerrë jashtë godinës 13 familjet. Por banorët nuk kanë pranuar për asnjë çast që të braktisin banesat e tyre.
Forcat dhe përmbaruesit kanë tentuar të nxjerrin me dhunë banorët nga ndërtesa e tyre, ndërkohë që pronari ka pohuar se e ka blerë godinën në 1947-ën, ndërsa banorët janë shprehur se godina është ndërtuar nga italianët dhe se pronari i ka falsifikuar dokumentet.
SHEKULLI
Add new comment