Gjiknuri: Rikompozim KQZ-së në raportin 3 me 3. Kryetari të zgjidhet me konsensus

TIRANE- Sekretari i PS-së për zgjedhjet, Damian Gjiknuri ka perseritur kerkesen e opozites per rikompozim te KQZ, e cila ne kushtet aktuale eshte delegjitimuar.
Ne nje prononcim per News 24, Gjiknuri deklaroi se opozita kerkon rikompozimin e KQZ-së në raportin 3 me 3 dhe një kryetar që duhet të zgjidhet me konsensus mes palëve.
“Zgjidhja është të bëhet rikompozimi i KQZ-së apo elementë të tjerë që patjetër që po të ulemi në tavolinë ka opsione. Komuniteti ndërkombëtar po bën apele, uluni dialogoni”- tha ai.
Sipas tij, maxhoranca vazhdon të bëje kokëfortin, nuk po kupton rrezikun që po u bëjnë standardeve të zgjedhjeve.
“Raporti në KQZ, sipas kodit zgjedhor, ka qenë 3: 3 dhe 1 me konsensus. Sipas ligjit kreu i KQZ-së zgjidhet me një procedurë konsensuale. Lefteri Lleshi nuk u zgjodh me konsensus. Por ne nuk mund të ulemi të dialogojmë kur PD ka deklaruar publikisht se ka në KQZ 4 kamikazë politikë”- tha ai.
PANORAMA
Add new comment