Nuk sosin vrasjet, ekzekutohet për shkaqe pronësie një 18- vjeçare në Tropojë

Postuar në 26 Prill, 2013 09:37

 

Dy vrasje e një plagosje ishte bilanci i ditës së djeshme. Tre vrasje është bilanci i ditës së sotme.

Jo nuk është Siria, as Afganistani, është Shqipëria e Sali Berisha dhe Flamur Nokës.

Një vajzë 18- vjeçare, e quajtur Gjyste Paplekaj është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Lekbibaj të Tropojës.

Ajo është qëlluar për vdekje nga Fran Paplekaj. Mësohet se autori i krimit e ka qëlluar 18- vjeçaren me armën e shërbimit, pasi ishte polic.

Pas krimit, polici rrugor është vetëdorëzuar në polici.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Një ish- boksier është qëlluar për vdekje sot në Tiranë, ndërkohë që në Torovicë të Lezhës është ekzekutuar një tjetër person, duke e çuar numrin e viktimave në tre brenda pak orësh./ep

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.