Qeveria, fond banesash disa objekte shtetërore

TIRANE- Kryeministri Berisha firmos vendimin e Këshillit te Ministrave, te miratuar në mbledhjen e fundit, per kalimin në fond banesash të një numri objektesh shtetërore industriale, perkatesisht ne ish Kombinatin e Autotraktorëve, Uzinën e Foder–Mek në Shkozë, ish Kombinatin e Tekstileve te Pambukta si dhe ish Uzinën Dinamo e Re, ne Tiranë.
Sipas njoftimit te kryeministrise, me kete vendim Keshilli i Ministrave u kalon këto objekte në pronësi dhe pa kundërshpërblim, pra falas, me shume se 500 familjeve, të cilat janë strehuar në këto godina prej rreth 20 vitesh.
Keto objekte e kane humbur prej vitesh qellimin ekonomik dhe publik qe kane patur. Familjet e strehuara ne to, gjate ketyre 20 viteve, i kane pershtatur keto objekte ne ambiente banimi dhe i paguajne shtetit rregullisht detyrimet per sherbimet e energjise, ujesjelles-kanalizimeve etj.
Me këtë vendim, Këshilli i Ministrave duke kaluar në pronësi të këtyre familjeve këto objekte, i jep zgjidhje një problemi të mprehtë social shume vjecar për nje numer mjaft te madh bonoresh në rrethin e Tiranës, ate te strehimit te tyre.
Marrja e titullit te pronësisë u jep ketyre familjeve te qytetit te Tiranes zgjidhjen perfundimtare për përmbylljen e nevojes për strehim në mënyrë të ligjshme. Kabineti qeveritar ka ngarkuar Entin e Banesave per trajtimin sa me shpejt te ketyre rasteve
PANORAMA
Add new comment