Plagosen dy persona në autostradën Tiranë-Durrës

Postuar në 27 Prill, 2013 04:03

 

Tiranë-Dy persona janë plagosur, me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës. I plagosur ka mbetur Xhevair Bajraktari, pronari i një lavazhi si dhe një kalimtar i rastit. Policia arrestoi pak minuta pas ngjarjes personin e dyshuar si autor të plagosjes së dyfishtë.

Mësohet se shtetasi Bajram Çeku ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasin Xhevahir Bajraktari, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe një person që po kalonte rastësisht aty. Po kështu nga ana e forcave të policisë është bërë i mundur shoqërimi i disa personave, të pranishëm në vendin e ngjarjes.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.