Fshesa e largimeve të mbështetësve të LSI-së nuk njeh limite

Ndërsa Greta Koçi u bë vetëm pak kohë më parë drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme, një këngëtar tjetër ka mbetur pa punë për shkak të bindjeve të tij politike.
Bëhet fjalë për Klajdi Musabelliun, që njihet si mbështetës i LSI-së. Atë e ka prekur vala e shkarkimeve të të gjithë mbështetësve të LSI-së, që prej daljes nga mazhoranca e kësaj të fundit.
“Zyrtarisht pa punë! Lamtumirë Agjencia Kombëtare E Burimeve Natyrore”, – ka shkruar Musabelliu në Facebook.
PD ka larguar nga puna të gjithë mbështetësit e LSI-së që nga dalja e kësaj të fundit në opozitë, duke i zëvendësuar ata në këtë prag fushate me mbështetës të vet. Kjo, në shkelje me ligjin për punonjësit e administratës, pavarësisht faktit se shumë prej të shkarkuarve e kanë fituar atë vend pune pikërisht falë militantizmit dhe mbështetjes për LSI-në./b.l
TEMA
Add new comment