Rama akuzon Berishën: Kopjoi programin e PS-së, manipuloi shifrat për papunësinë

Vlorë-Kryetari i PS-së Edi Rama gjatë prezantimit të programit “Për Një Rilindje Shqiptare”, në qytetin e Vlorës, sulmoi kryeministrin e vendit se në 8 vjet nuk bëri asgjë për punësimin. Ai akuzoi kryeminsitrin për kopjim të Programit të PS-së përsa i takon punësimit.
“Ne jemi angazhuar për hapjen e 300 mijë vendeve te reja të punës. Ato filluan duke thënë se është e pamundur, pastaj vijuan duke thënë çfarë janë këto shifra. Pastaj filluan vetë me shifrat dhe thonë 250 mijë dhe nuk thonë 300 mijë se nuk duan të bëjnë kopjimin hapur", shtoi Rama.
Ai hodhi poshtë deklaratat e Berishës për rritjen e vendeve të punës duke iu referuar shifrave zyrtare të INSTAT. “Shqipëria ka vënë për fund krizën. Sipas INSTAT që varet nga kryeministri , brenda këtyre 4 vite kanë humbur 51 mijë vende pune. Ne jemi të bindur se rënia zyrtare është më shumë se kaq, por edhe këtë shifër nuk e pranon qeveria. Qeveria dhe kryeministri rendin pas programit tonë, pas rrugëtimit tonë, pas risive që ne kemi bërë publike dhe flasin me publikun sikur të ishin opozita që kërkon votën për të bërë këtë dhe atë. pyetja që duhet ti bëjë vetes çdo qytetar që voton është e thjeshtë pse nuk i bënë katoi gjëra për 8 vjet, ku ishin këto 8 vjet”, u shpreh kreu i selisë rozë.
Kryesocialisti Rama premtoi se pas 23 qershorit do japë certifikatën e pronësisë mbi tokën. “Ne zotohemi se do i japim certifikatë e pronësisë mbi tokën të gjithë atyre që kanë 20 vjet që punojnë tokën dhe nuk disponojnë të drejtën e zoti mbi të”, premtoi Rama.
SHEKULLI
Add new comment