Rama: Berisha manipuloi INSTAT për papunësinë, shifrat alarmante

Postuar në 28 Prill, 2013 02:24

 

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë prezantimit në Vlorë të programit për Rilindjen deklaroi se vendi po vuan nga mungesa e investimeve dhe papunësia.

“Sipas INSTAT, në Shqipëri janë humbur 51 mijë vende pune brenda 4 viteve. Ndërkohë Kryeministrit iu deshën 13 vjet qëndrim në pushtet për të kuptuar rëndësinë e arsimit profesional. Moszhvillimi i këtij lloj arsimi ka sjellë sot papunësinë rinore. Të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi kanë mbaruar shkollat dhe janë të papunë sepse shkolla që kanë mbaruar ata nuk i duhet tregut shqiptar”, tha Rama.

Ndërsa duke folur për rrugët, Rama theksoi se infrastruktura që pretendon se ka kryer Qeveria është pa standarde dhe tashmë rrugët e shtruara kanë nisur të rrënohen.

“Ne do të ndërtojmë Korridorin e Kaltër, për të lidhur infrastrukturën tonë me infrastrukturën rajonale, korridor që do t’i shërbejë turizmit shqiptar”, tha Rama.

Taksimi i pandershëm, ishte një tjetër pikë, në të cilën u fokusua Rama, duke premtuar heqjen e taksës për biznesin e vogël dhe vendosjen e taksës progresive, ku të pasurit do të paguajnë më shumë dhe të varfrit më pak.

Kreu socialist premtoi zgjidhjen e çështjes së pronësisë gjatë gjithë bregdetit, si dhe u zotua për dhënie të certifikatës së pronësisë të gjithë atyre që kanë mbi 20 vjet që e punojnë tokën dhe nuk kanë ende asnjë dokument.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.