“Spahiu kërkoi 100 mijë euro për të na bërë deputetë”

-Ish-Sekretari për Çështjet Shëndetësisë në AK-së, profesor Agim Koçillari, gjatë një interviste për gazetën ‘Shekulli’ ka deklaruar se Kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu gjatë një mbledhjeje me anëtarët e Sekretariatit të partisë iu ka kërkuar nga 100 mijë euro secilit për t’i futur në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Pse u larguat nga Aleanca Kuqe Zi, Profesor Koçillari?
Çështja kombëtare për mua është mbi gjithçka. Unë kam shkuar tek Aleanca Kuq e Zi për çështjen kombëtare. Unë jam i djegur për çështjen kombëtare sepse jam me origjinë nga trevat e Kosturit, për të cilën nuk ka njeri dijeni në Shqipëri dhe fatkeqësisht flasin vetëm për Çamërinë. Për mua “Çështja çame” është pjesë e çështjes shqiptare në Greqi. Janë 10300 kilometra ku nga këto 1505 kilometra janë territor çam. As Preveza dhe as Arta nuk janë territor çam. Janina dhe Meçova me 4500 kilometra nuk është territor çam. Unë kam shkuar tek AK-ja, por kam vënë re një gjë shumë të çuditshme mosorganizimin e partisë. E kam ngritur këtë problem me të madhe dhe jam mbështetur nga shokët të cilët kanë bërë deklaratën e tërheqjes. Por, Kreshnik Spahiu me ka thënë gjithmonë që; ‘ti ç`ke merru me Lushnjën bëje model’. Lushnja është i vetmi rreth, që unë kam punuar, i organizuar nga ana strukturore e partisë, për çdo zonë zgjedhore ka një këshill prej 21 personash, ka një kryetar dhe një kryetar të përgjithshëm. Arsyeja që ne u larguam është sepse AK-ja nuk ka parti të organizuar në asnjë rreth.
Kauza kombëtare dhe nacionaliste me këto veprime të drejtuesit Spahiu u zhduk?
Po ç`kauzë more zotni? Ai nuk të afron fare. Ai gjithmonë ka ngritur vetëm një problem çështjen kombëtare në ajër dhe pa thënë asgjë konkrete. Merr vendime pa pyetur fare Sekretariatin. Për shembull, çështjen e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën e vendosi vetë pa na pyetur fare ne. E vendosi në darkë dhe në mëngjes na morri dhe na çoi në Morinë. Atje folën 7 veta nga Shqipëria, dy nga Kosova dhe ata ngelën shumë të turpëruar me të. Aleanca Kuq e Zi nuk ka një program të partisë, kudo që kemi shkuar na kanë kërkuar programin duke na thënë se; ‘çfarë do të bëni me ne në fshat?’. Ai vendoste vetëm në AK pa pyetur asnjë. AK-ja nuk ka kryesi partie, por ka sekretariat i cili nuk ka të drejtë vendimmarrje. AK-ja nuk ka program partie. Unë kam një muaj që jam shkëputur, që në kohën kur u mblodh Këshilli Kombëtar dhe ku debatuam dhe ngritëm zërin duke i thënë se, “si dole para Këshillit Kombëtar dhe fole dhe ne nuk na pyete? Dhe perse nuk zgjidhej Kryesia e AK-së?”. Dhe më e rëndësishmja që ngritëm zërin ishte se, “e treta me kë do të bëjmë aleancë?”. Në një moment kur gjithë paria jonë pra AKja ishte për aleancë me të majtën e bashkuar. Një tjetër pyetje dhe debat që i parashtruam Spahiut ishte se, “përse nuk pyetet populli se kë do të kandidojmë për deputetë”. Spahiu na ka thënë gjithmonë aty në parti që, “pa pasur 100 mijë euro unë nuk ju fus në lista për deputetë”.Sa i përket tre femrave që përflitet se i ka kërkuar Edi Ramës që t’i bëjë deputete nuk jam në dieni dhe nuk di gjë. Di vetëm që neve na ka thënë në një mbledhje të Sekretariatit që po nuk patëm 100 mijë euro nuk iu fus në lista të kandidatëve për deputet. Këtë e konfirmojnë dhe të tjerët.
Sa i përket ankesave tuaja të lartpërmendura, strukturat, programi dhe retorika, përse nuk u kujtuat më herët që t’i ngrinit si çështje, por e latë 2 muaj para zgjedhjeve?
Unë jam kujtuar disa muaj më parë dhe vazhdimisht. Të gjitha këto i kam ngritur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe kjo është e verifikueshme. Tek Këshilli Kombëtar flas që u zhvillua tek hotel ‘Tirana’, unë i kam thënë atij personalisht që, “ju zotni përsërisni të njëjtat gjëra si me ne dhe në publik nuk thoni asgjë, dhe fjalimet e tuaja janë retorike pasi i nxjerrin nga xhepi i majtë dhe i fusin në të djathtë’, iu thashë. Dhe e gjithë salla qeshi me ta. Kjo është vërtet proverbiale por mund të shkoni e të pyesni vet atë.
SHEKULLI
Add new comment