PS: Berisha detyroi gratë të shkojnë në Elbasan. Ja provat

Postuar në 29 Prill, 2013 14:18

 

Partia Socialiste tha sot se Kryeministri Sali Berisha me anë të presioneve për vendin e punës detyroi gra dhe vajza të marrin rrugën për Elbasan për ta dëgjuar atë.

Kandidati i PS-së në Peqin, Alfred Peza ka dokumentuar këtë nëpërmjet disa fotografive, të cilat i ka bërë publike nëpërmjet faqes së tij në Facebook.

“Eshtë e turpshme, që pikërisht në këtë javë, e pikerisht në emër të barazisë e emancipimit, Sali Berisha detyron me anë të presioneve për vendin e punës këto gra e vajza të marrin rrugën për Elbasan për të dëgjuar kryeministrin në ikje.”

Siç shihet nga fotografitë, theksohet në deklaratën e PS-së, oganizatorët e takimit “shoqërojnë” me autobuzë arsimtaret e Peqinit dhe Pavojës të cilat zbresin më pas grupe-grupe e të shoqëruara për të shkuar në takim.

Sipas PS-së, ky fakt simbolizon qasjen e vërtetë të kryeministrit dhe të qeverisjes së tij ndaj çështjes të emancipimit të gruas dhe të vajzës shqiptare.

Më herët kreu i qeverisë Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mbajtën një takim me gra dhe vajza nga qyteti i Elbasanit.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.