Jelek antiplumb dhe mbi 35 truproje që e ruajnë Berishën në takimet me njerëzit

Të paktën 35 roje personale shoqërojnë kryeministrin Berishan gjatë tureve të tij elektorale. Një lexuesi i shpërndau fotografitë për mediat, ku tregohet numri i trurpjeve personal, jashtë çdo norme ligjore.
Ndërsa me dhjetëra të tjerë janë angazhuar në ruajtjen e banesës së tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, e gjitha me postobllok prej tetë vitesh, shoqërimin dhe ruajtjen e familjarëve. Ligji për mbrojtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe që zbatohet nga Garda e Republikës, parashikon se kreut të qeverisë duhet t’i lihen 24 shoqërues, po aq sa presidenti apo 10 më shumë se numri 2 i piramidës shtetërore, që është kreu i Kuvendit. Siguria për ta, familjarët dhe banesat e tyre i kushton buxhetit të vendit çdo vit rreth 14 milionë dollarë dhe shumica e trupës prej 100 punonjësish është vënë në dispozicion të ruajtjes së kryeministrit. Blindimi i kryeministrit, bie ndesh me deklarata e tij, se Shqipëria është vend i sigurt, me rend dhe siguri të garantuar dhe nga ana tjetër është abuzim i pastër me paratë e taksapaguesve, sepse paga mesatare mujore dhe shpenzimet për kryerjen e detyrës së një shoqëruesi llogariten të shkojnë në rreth 1 milion lekë të vjetra në muaj.
SHEKULLI
Add new comment